LAJMI I FUNDIT:

Politico: Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas mund ta pasojë Josep Borrellin

Politico: Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas mund ta pasojë Josep Borrellin

Ndryshime pritet të ndodhin tek Këshilli Evropian dhe tek pozita e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Charls Michel i Këshillit Evropian pritet të zëvendësohet nga kryeministrja aktuale e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërkohë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas lidhet me postin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, i cili është i zënë aktualisht nga spanjolli Josep Borell.


Një gjë që Kallas ka tashmë në favor të saj, të paktën bazuar në tezën e përgjithshme të artikullit të gazetës Politico, është edhe për faktin se ajo është grua, transmeton Telegrafi.

Kallas lidhet me këtë post edhe për shkak të origjinës së saj – shumë udhëheqës të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), shkruan Politico, besojnë se një nga punët kryesore të BE-së duhet t’i takojë një figure nga ky rajon.

Kryeministrja estoneze mund të bëhet shefja e ardhshme e NATO-s
Lexo po ashtu Kryeministrja estoneze mund të bëhet shefja e ardhshme e NATO-s

Vetë Kallas e ka prekur këtë çështje në të kaluarën, ndonëse jo në kuptimin pozitiv, dhe në lidhje me NATO-n, sesa me BE-në.

Një zyrtar i BE-së i tha gazetës se ky precedent do ta bënte “thjesht të pamundur shmangien” e qëndrimit për t’i dhënë të paktën një punë të lartë dikujt nga vendet e EQL-së – të cilat në fund të fundit, pas zgjerimit, janë gjithsej 11 nga 27 sa ka BE-ja.

Kallas, e cila në rast të zgjedhjes së saj si kryediplomate e Unionit Evropian, do të merrte përsipër edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo muaj më parë është takuar me udhëheqësit e institucioneve tona – presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti flet për vizitën në Estoni – tregon me kë u takua dhe çka bisedoi
Lexo po ashtu Kurti flet për vizitën në Estoni – tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në BE.

Për disa në qendrën e majtë, Frederiksen nuk është mjaft socialiste duke pasur parasysh linjën e ashpër të Danimarkës për migracionin, ndërsa për disa diplomatë, Kallas ishte shumë e ashpër ndaj Rusisë për të zënë vendin e lartë në NATO, që do të thotë se ajo mund të përballet me të njëjtën rezistencë për detyrën më të lartë diplomatike.

Ndryshe, BE-ja nuk ka një histori të mirë kur bëhet fjalë për emërimin e grave në role të larta, përveç pozitës së shefes së politikës së jashtme, ku dy nga tre mbajtëset e punës kanë qenë gra – Catherine Ashton e Mbretërisë së Bashkuar dhe Federica Mogherini e Italisë , përpara se Josep Borrell i Spanjës të merrte postin pas zgjedhjeve të fundit në BE. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori