LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja estoneze mund të bëhet shefja e ardhshme e NATO-s

Kryeministrja estoneze mund të bëhet shefja e ardhshme e NATO-s

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas tha sot se ajo është e interesuar të marrë postin e lartë në NATO pasi aleanca e epokës së Luftës së Ftohtë vazhdon të ndihmojë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe të zhvillojë strategji të përbashkëta kundër Kinës, Inteligjencës Artificiale dhe kërcënimeve të tjera në zhvillim.

Duke folur në Samitin e Mbrojtjes, organizuar nga Politico, Kallas tha se do të dëshironte të ishte ndër kandidatët për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.


Vizita e saj në Uashington vjen pasi ka një shqetësim në rritje në Evropë, veçanërisht në mesin e udhëheqësve të vendeve baltike dhe të Evropës Lindore se mbështetja e SHBA-së për përpjekjet luftarake të Ukrainës po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

Kallas beson se Ukraina përfundimisht do të ketë sukses në zmbrapsjen e pushtimit rus, pavarësisht shqetësimit në rritje në të dy anët e Atlantikut se Ukraina dhe Rusia po i afrohen një ngërçi në fushën e betejës.

Ajo hodhi poshtë pretendimet se konflikti është në ngërç, duke thënë se analiza të tilla të situatës në fushën e betejës u shërbejnë interesave ruse.

“Funksionon në favor të tyre, të mos biem në atë kurth”, tha Kallas dhe theksoi se ndihma e Amerikës është vendimtare për mbrojtjen e Ukrainës.

Ndryshe, Kallas është kryeministre estoneze që nga viti 2021 dhe është gruaja e parë që shërben në këtë rol. Udhëheqëse e Partisë Reformuese që nga viti 2018, ajo ishte deputete (Riigikogu) në vitet 2011–2014 dhe 2019–2021. Kallas ishte anëtare e Parlamentit Evropian në vitet 2014–2018, duke përfaqësuar Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën. Para zgjedhjes së saj në Riigikogu, ajo ishte një avokate e specializuar të ligjeve evropiane të konkurrencës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori