LAJMI I FUNDIT:

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar për më shumë se një orë nga policia serbe në pikën kufitare Merdar.

Balje tha për Telegrafin se policia serbe ka ndaluar ata mbi një orë.


“Unë së bashku me bashkëshortin dhe djemtë jemi nisur për në Austri, policia na ka ndaluar për më shumë se një orë. Burri ka pyetur policinë se pse po ndodhë kjo, ata kanë thënë se është vetëm kontroll rutinore”, u shpreh ajo.

Balje është pjesë e Kuvendit të Kosovës tash e disa vite./Telegrafi/