LAJMI I FUNDIT:

Policia mbyll disa klube nate dhe konfiskon armë e vetura të dyshimta në Klinë

Policia mbyll disa klube nate dhe konfiskon armë e vetura të dyshimta në Klinë
Foto: Ilustrim

Zyra e Informimit në Pejë njofton se me datën 15 gusht 2019, duke filluar nga ora 24:00, në zonën e Klinës, policia ka zbatuar planin operativ të koduar “Kontrollimi i lokaleve 2019”.

Sipas njoftimit, stacioni policor në Klinë së bashku me inspektorët komunalë kanë verifikuar disa lokale në këtë komunë dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet. Gjatë këtij plani janë identifikuar pesë lokale apo klube nate të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, të njëjtat janë mbyllur nga inspektorët komunalë.


“Në këto lokale janë legjitimuar 13 (trembëdhjetë) persona, që dyshohet që kanë qenë punëtor/e në këto lokale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit rasti procedohet nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Gjatë realizimit të këtij plani Njësia për Reagim të Shpejtë DRP në Pejë, ka hasur në disa vetura të dyshimta, dhe gjatë kontrollit rutinor në njërën nga veturat është gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë) e llojit ‘M 57’ kal. 7.62x25mm, dhe 5 copë fishekë të të njëjtit kalibër. E dyshuara: V.K e lindur 1993 f/k/sh, pas intervistimit në konsultim të plotë me prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera në komunikatë thuhet se në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Klinë dhe inspektorët komunalë të komunës së Klinës, të përkrahur nga Njësia për Reagim të Shpejtë të DRP-së në Pejë dhe Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori