LAJMI I FUNDIT:

Policia identifikon burrin që ushtroi dhunë ndaj tri vajzave në Prishtinë

Policia identifikon burrin që ushtroi dhunë ndaj tri vajzave në Prishtinë

Kamerat e sigurisë gjatë ditës së mërkurë kanë kapur rast të sulmit fizik të një burri ndaj tri vajzave në Prishtinë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:00, në lagjen Arbëria.


Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.

Një burrë ushtron dhunë fizike ndaj tri vajzave në Prishtinë - rasti kapet nga kamerat e sigurisë
Lexo po ashtu Një burrë ushtron dhunë fizike ndaj tri vajzave në Prishtinë - rasti kapet nga kamerat e sigurisë

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar ‘Lëndim trupor’, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Për arsyet e incidentit, policia nuk ka dhënë detaje të tjera. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori