LAJMI I FUNDIT:

Policia ia konfiskon veturën dhe e dënon me 500 euro gjobë një shofer në Gjilan

Policia ia konfiskon veturën dhe e dënon me 500 euro gjobë një shofer në Gjilan

Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë në Kamenicë, si dhe shoferit i ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, pasi i njëjti kishte të ndaluar vozitjen për tre muaj.

Në njoftim thuhet se, njësiti patrollues në Kamenicë gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetu se vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj.

“Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj”, vijon njoftimi.


Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.

E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Kronika e Zezë
Temperatura deri në 33°C, priten riga shiu në disa zona

Temperatura deri në 33°C, priten riga shiu në disa zona

Lajme
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Lajme
Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Lajme
I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori