LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Dogana parandalojnë edhe një rast të kontrabandimit me mallra

Policia dhe Dogana parandalojnë edhe një rast të kontrabandimit me mallra

Policia e Kosovës gjegjësisht Njësitet e Task Forcës – Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës si rezultat i shtimit të masave për intensifikim të kontrolleve taktike dhe operacionale në terren, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative kanë parandaluar edhe një rast të kontrabandimit me mallra.

Siç njoftohet, me datë 29.11.23 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatës nga burimet zyrtare të PK-së për dyshimet se janë duke u sjellur mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale nga SRB -RKS, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore dhe operative.

“Është vërejtur një mjet i dyshuar/ traktor me rimorkio të improvizuar, duke lëvizur nga fsh.Tërnoc-Bujanoc –Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me fsh.Hodonoc-Kamenicë-RKS”.


Pas ndalimit nga njësitë kompetente policore, në mjetin e lartcekur është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I. ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës, e që janë si në vijim:

330 sifona (mbledhëse uji),

36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori