eksperti-banner

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, besohet se është takuar dje (e hënë) me agjentin e tij, Mino Raiola.

Sipas France Football, ky takim ka ndodhur në Miami dhe është diskutuar për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi.


23-vjeçari është shumë i kërkuar nga Djajtë e Kuq dhe transferimi i tij në Old Trafford pritet të thyej të gjitha rekordet në tregun e transferimeve.

Francezi është dëshira e madhe e trajnerit Jose Mourinho, por për atë është interesuar edhe Real Madridi, gjë që po e vështirëson rikthimin e tij në Ligën Premier.

Duke ditur që edhe Zinedine Zidane e do atë në Madrid, nuk përjashtohet mundësia që Florentino Perez tashmë ka bërë lëvizjen e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app