LAJMI I FUNDIT:

Pochettino merr miliona euro nga shkarkimi i tij prej PSG-së

Pochettino merr miliona euro nga shkarkimi i tij prej PSG-së

Mauricio Pochettino është shkarkuar nga posti i trajnerit te PSG-së, pasi vetëm një viti e gjysmë në krye të kësaj skuadre.

Skuadra pariziane njoftoi shkarkimin e trajnerit argjentinas pas një prej sezoneve më të këqija të klubit që nga ardhja e drejtuesve të Katarit në vitin 2011.


Trajnerin fitoi vetëm Ligue 1, ndërsa u eliminua në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Francës.

Për të shkëputur kontratën, palët kanë arritur marrëveshje për vlerën e 10 milionë eurove që do të duhet t’i paguhen trajnerit argjentinas.

Pochettino zbarkoi në Paris në janar 2021 pas shkarkimit të Thomas Tuchel.

Zëvendësuesi i Pochettino do të jetë Christophe Galtier, i cili zbarkoi në Paris sot për të nënshkruar kontratën e tij dyvjeçare me PSG.

55-vjeçari do të pasojë Pochettinon pasi skuadra pariziene i pagoi Nices plot 5 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/