LAJMI I FUNDIT:

“Po kaloja diçka atë natë” – Will Smith flet për herë të parë në një intervistë për skandalin në “Oscars”

“Po kaloja diçka atë natë” – Will Smith flet për herë të parë në një intervistë për skandalin në “Oscars”

Will Smith po vazhdon turneun e tij për filmin e ri “Emancipation”, i cili njëherësh ka dhënë intervistën e parë në ‘talk show’ që nga shuplaka e tij tashmë famëkeqe në “Oscars”.

Aktori 54-vjeçar u shfaq në episodin e së hënës mbrëma të “The Daily Show” me Trevor Noah, ku zbuloi se kishte një ‘tërbim’ brenda tij atë natë.


Ai gjithashtu shtoi se, kur u kthye në shtëpi pas ceremonisë, nipi i tij nëntë vjeçar ishte duke pritur dhe kishte parë shuplakën, duke e pyetur atë: “Pse e godite atë njeri, xhaxha Will”?

Will Smith (Foto: YouTube)

Will zbuloi në emision, “Nipi im i vogël Dom është nëntë vjeç. Ai është djali i vogël më i ëmbël. Erdhëm në shtëpi”, kur nipi i bëri një pyetje.

Will Smith sjell pamje nga prapaskenat e xhirimit të "Emancipation" - filmi i parë i aktorit që nga shuplaka famëkeqe në "Oscars"
Lexo po ashtu Will Smith sjell pamje nga prapaskenat e xhirimit të "Emancipation" - filmi i parë i aktorit që nga shuplaka famëkeqe në "Oscars"

Ai shtoi, “Ishte një rrëmujë, e dini. Unë nuk dua të shkoj shumë larg në të për t’u dhënë njerëzve më shumë për të keqkuptuar”.

Pasi diskutoi filmin e tij të ri, Noah bëri shaka se nuk e kishin parë për një kohë, pasi Ëill filloi të fliste për atë që ai tha se ishte “një natë e tmerrshme, siç mund ta imagjinoni”.

Will Smith (Foto: YouTube)

“Ka shumë nuanca dhe kompleksitete në të. Por në fund të ditës, unë thjesht – e humba atë, e dini?”, pranoi Will.

“Po kaloja diçka atë natë, e dini? Jo se kjo e justifikon fare sjelljen time…”, shtoi tutje ai.

“Ishin shumë gjëra. Ishte djali i vogël ai që pa babanë e tij duke rrahur nënën e tij, e dini? E gjithë kjo sapo u ndez në atë moment. Ky nuk është ai që dua të jem”, tha ai.

Will dhe Chris (Foto: Getty Images)

“Isha ikur. Ky ishte një zemërim që u grumbullua për një kohë vërtet të gjatë”, tha Will.

Smith ka qenë një nga emrat më të komentuar përgjatë këtij viti për shkak të shuplakës në “Oscars”.

Will Smith (Foto: YouTube)

Ndonëse fitoi çmimin e parë, ai u largua nga Akademia për dhjetë vjet të tjera.

E gjitha kjo nisi pasi komediani Chris Rock u tall me kokën e rruar të Jada Pinkett Smith, pa qenë në dijeni se vuante nga një sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori