Masa të shtuara sigurie ka pasur të premten në Shkup ku për vizitë ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
RTK referuar burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë thekson se kryeministri Albin Kurti ishte kërcënuar me vrasje, ndërkaq me të marr informacionin, institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë njoftuar institucionet relevante në Shkup.
“Menjëherë janë bërë grupe të përbashkëta pune, të cilat kanë qenë të dislokuara në gjithë Shkupin, dhe veçmas në perimetrin e lokacionit ku ka qëndruar Kurti”, thekson burimi.
Po ashtu, mediumi publik shkruan se në kuadër të planit terrorist serb, i ka paraprirë një shkrim në mediat serbe, ku akuzohet lideri opozitar serb, Dragan Gjilas se do të takohet me Kurtin.
“Sipas analizave, sulmi ka mundur të duket sikur sporadik, gjoja nga ekstremi i djathte serbo-maqedonas”, thekson burimi.
“Informacioni ka ardhur si inteligjencë në disa burime, si nga burimet e fshehta njerëzore, ashtu edhe nga burime të hapura, siç janë kanalet serbe në platformën ruse Telegram. Njëri kanal ‘KORIDOR’ i takon organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’, kurse tjetri ‘BUNT’ i takon ekstremit të djathtë serb. Që të dyja, kontrollohen nga shërbimet e inteligjencës serbe”, thekson burimi.
Sipas tij, institucionet e sigurisë në vazhdimësi i kanë marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga rrjete të veçanta sociale, gjë që është dëshmuar edhe me sulmin terrorist në Banjskë, ku qe paralajmëruar sulmi që u bë më 24 shtator 2023.
“Plani serb është zgjedhur që të realizohet në Shkup, edhe për shkak të pranisë shqiptare, ku më pas do të mund të interpretohej si qërim hesapesh në mes të shqiptarëve”, bën të ditur burimi.
Pamjet që ka siguruar RTK, shihet që edhe sot në mëngjes ka pasur masa të sigurisë, duke kontrolluar çdo makinë në afërsi të vendit ku ka kaluar natën kryeministri Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Dosja e Prokurorisë: 10 muaj para sulmit në Banjskë, Radoiçiq me grupin e tij u fotografuan para shtatores së “Car Lazarit” në Mitrovicë
Gërvalla arsyeton Osmanin që s’ia dha dorën në Podujevë
Kërkesat e Vuçiqit karshi Kosovës, Gërvalla: Të vjetra bre
Kurti: Kosova nuk trembet nga kërcënimet dhe ultimatumet e Vuçiqit të koordinuara me Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë