LAJMI I FUNDIT:

Plani është në letër: Zbulohen tri kërkesat e Contes ndaj PSG-së

Plani është në letër: Zbulohen tri kërkesat e Contes ndaj PSG-së

Sipas raportimeve në Francë, bisedimet mes Antonio Conte dhe PSG janë në vazhdim dhe strategu italian i ka bërë tre kërkesa kampionëve të Ligue 1.

Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit është bërë një nga kandidatët kryesorë të skuadrës franceze për të zëvendësuar Mauricio Pochettino, i cili ka të ngjarë të largohet nga klubi në fund të sezonit, pavarësisht se ka fituar titullin në ligë.

Raportimet në Itali dhe Francë konfirmojnë negociatat mes taktikanit italian dhe kampionit të Francës dhe sipas Abdellah Boulma, Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u transferuar në Paris para edicionit 2022-2023.

PSG mund të duket edhe më i frikshëm në sezonin e ri - piketon katër top lojtarë
Lexo po ashtu PSG mund të duket edhe më i frikshëm në sezonin e ri - piketon katër top lojtarë

Sipas raportimit, ai ka vendosur tre kushte në tavolinë: kontrollin total mbi tregun e transferimeve, dëshirën për të punuar me Gianluca Petrachi dhe kontrollin e stafit të tij.

Conte dhe Petrachi janë miq të ngushtë dhe janë njohur që nga koha e tyre në sektorin e të rinjve te Lecce. Petrachi u përpoq të punësonte Conten te Roma në vitin 2019, por trajneri e hodhi poshtë ofertën dhe nënshkroi me Interin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori