Pjesa e parë, Chelsea 1-0 Real Madrid: Londinezët me një hap në finale

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Real Madridit me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1, ndërsa e dyta do ta vendos finalistin.
Chelsea e nisi më mirë takimin, kur rrezikoi me Timo Werner i cili shënoi, por u anulua për pozitë jashtëloje.
Karim Benzema kishte rast të mirë në minutën e 26-të, por portieri ishte në vend.
Zhvillohej minuta e 28-të e ndeshjes, kur Timo Werner me kokë shënon për 1-0.
Në minutën e 36-të edhe njëherë Benzema kishte rast të mirë, por Edouard Mendy ishte në vend.
Pjesa e dytë do të jetë edhe më e bukur. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































