LAJMI I FUNDIT:

Pjanic i frustruar: Koeman nuk më ka njoftuar pse nuk po luaj te Barca

Pjanic i frustruar: Koeman nuk më ka njoftuar pse nuk po luaj te Barca
(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Miralem Pjanic thotë se nuk është njoftuar nga trajneri Ronald Koeman lidhur me arsyen pse nuk po luan sa duhet te Barcelona.

Mesfushori boshnjak u transferua në Camp Nou nga Juventusi në fillim të sezonit, në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melo dhe pritej të kishte rol të rëndësishëm te skuadra e re.


Megjithatë, ai ka startuar vetëm në pesë ndeshje të La Ligas dhe ka pranuar se nuk pajtohet me vendimin e trajnerit që të mos e angazhojë më shumë.

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

“Kam luajtur te të gjitha klubet ku kam qenë dhe me të gjithë trajnerët që kam pasur. Një situatë si kjo nuk më ka ndodhur kurrë. Natyrisht që nuk është lehtë, e pranoj me shumë vështirësi”.

“Nuk më janë thënë arsyet e sakta pse nuk e kam minutazhin e lojës që e kam pritur. Vazhdoj të angazhohem dhe duhet respektuar vendimet që merren, edhe atëherë kur nuk pajtohesh. Dua ta lë shenjën time te ky klub”, ka deklaruar 30-vjeçari në një intervistë për Telefoot.

Derisa ka qenë figurë kyçe në skuadrat e mëparshme, Juventus, Roma, Lyon e Metz, Pjanic ka qëndruar më shpesh në bankë nën drejtimin e Koeman. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori