Dy kombëtaret barazuan pa gola në takimin e të premtes në Bosnje, ndërsa mesfushori i Romës mendon se një gol i shënuar si mysafir do të mjaftonte që përfaqësuesja e tij të siguronte një vend në turneun e vitit të ardhshëm.

“Nëse e shënojmë një gol atje, atëherë mendoj se do të kualifikohemi. Ata atëherë duhet të shënojnë dy herë, dhe ne kemi lojtarët për ta bërë këtë. Ende është gjithçka e hapur, prandaj do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”.


“Ne do të shkojmë atje ta luajmë lojën tonë, futbollin tonë. Ne treguam në Francë se mund t’ia arrijmë. Nuk kemi frikë. Jemi një skuadër që po përparojmë vazhdimisht dhe po arrijmë t’i rivalizojmë skuadrat e mëdha”.

“Ajo që duam është të jemi në gara të mëdha, dhe ne do të marrim pjesë në garën e ardhshme”, ka thënë Pjanic për uefa.com. /Telegrafi/

telegrafi sport app