Pit Power Liga Total: Arxhendi & Brendi Company, kampion i Ferizajt

SUPERLIGA
Superliga këtë sezon ka qenë me interesante se që ishte paramenduar, pasi skuadrat ishin të pushtuar nga yjet e futbollit kosovar dhe fal atyre, kampioni u përcaktua në xhirot e fundit. Arxhendi ishte skuadra që e deshi me shumë këtë titull, pasi që me plotë meritë arriti t’i mposhtte edhe skuadrat e mëdha në ndeshjet direkte, ndërsa titullin e siguroi një javë pa përfunduar kampionati, pas fitores në derbin ndaj Lacit, dhe fal gabimeve të Unioni SHPK dhe Dental.
Eskavatori përfundoi si nënkampion pas një sezoni mjaft pozitiv dhe njëkohësisht ishte skuadra e vetme nga pesëshja e madhe qe triumfoi përballë Arxhendit. Fantazistët e Unioni SHPK (skuadra debutuese) përfunduan në pozitën e tretë, ndërsa Dental & Palloshi Trade përfundoi e katërta si skuadra që kaloi pritshmëritë, duke u treguar skuadër kompakte dhe shumë stabile. BBF Company i kompletuan pesë pozitat e para që dërgojnë në Pit Poëer Champions League.
Sezon mjaft pozitiv mund të quhet edhe për Victorian, e cila përkundër vështirësive gjatë kampionatit, arriti të përfundojë në pozitën e shtatë. Nga Superliga bien Lona Shped dhe Market Dardania, ndërsa Vetëvendosje dhe Lloshkobarja & Kosova Term do luajnë ndeshjet e barazhit për të siguruar mbijetesën.
Lojtari më i mirë i sezonit në PPLT Ferizaj u shpall Shpejtim Muhaxheri (FC Arxhendi), i cili mposhti të nominuarit për këtë çmim: Gzim Rusi (Dental) dhe Egzon Shabani (Unioni SHPK). Portieri më i mirë u zgjodh Petrit Budakova (FC Dental) dhe lojtari me Fair-Play u zgjodh Narcis Alibegu i Termo Lulit. Skuadra me Fair-Play u zgjodh Unioni SHPK, ndërsa trajneri më i mirë u zgjodh Rexhep Murseli i BBF Company.
LIGA E PARË
Sezon i nxehtë dhe shumë i luftuar ishte edhe në Ligën e Parë. Shumë skuadra luftonin për titullin kampion dhe pozitat që dërgonin në Superligë, ndërsa shumë e komplikuar ishte edhe renditja në pozitat e fundit të tabelës. Fabefa Doganaj (kampion) dhe Mercedes Benz Service Isa (nenkampion) siguruan kualifikimin direkte për në Supeligë, ndërsa Pleshina dhe Gama do luajnë në ndeshjet e barazhit me skuadrat e Superligës për të siguruar kalimin në elitën e futbollit Ferizajas.
Balaj, Ferplast dhe Sojeva përfunduan në pozitat 5, 6 dhe 7, duke mbyllur kështu një sezon jo dhe aq pozitiv sa i përket tyre, pasi që në fillim të kampionatit synonin pozitat e para, por qe në fund u desh të pajtoheshin me këtë renditje. Pas startit katastrofal, Te Iriqi përfundoi në pozitën e tetë duke lënë anash fillimin e dobët, ndërsa skuadrat të cilat bien nga kjo ligë janë InterGraf dhe Albionet, ndërsa Shkendija dhe Colo Colo do luajnë ndeshjet e Play Out me skuadrat e Ligës se Dytë për të siguruar mbijetesën.
Në Ligën e Parë lojtari më i mirë u zgjodh Ramush Ademi (Fabefa), ndërsa portieri më i mirë Rexhep Musliu(Gama). Trajneri më i mirë u zgjodh Dashnim Shabani nga skuadra e Sojevës, ndërsa skuadra me Fair Play u zgjodh ajo e Ferplast. Lojtari meë Fair Play u zgjodh Fatlir Alili (Pleshina).
LIGA 2A dhe 2B
Sezon i bukur dhe interesant ka qenë edhe ai në Ligën e Dytë. Në Grupin A, Sprint vulos një sezon fantastik duke përfunduar të parët dhe duke u stolisur me titullin kampion, ndërsa Te Luzha, Rinia, Reklama Krosa dhe Doni Fruits luajtën ndeshjet e Play-Off, ku biletën për të luajtur ndeshjet e barazhit me skuadrat e Ligës së Parë e fitoi Reklama Krosa e cila të martën do luajë me Shkëndijën, dhe në rast të fitores sezonin tjetër do garojë në Ligën e Parë.
Në Grupin B, Qielli dhe Gerlica dhuruan emocionet më të bukura duke luftuar kokë me kokë deri në javën e fundit për titullin kampion, ku ndeshja direkte e fituar nga Qielli ishte takimi që dha edhe fituesin e Ligës së Dytë. Gerlica përfundoi e dyta, ndërsa pas saj, Komuna, Rakaj dhe Greme luajtën ndeshjet e Play Off, ku biletën për të luajtur ndeshjet e barazhit me skuadrat e Ligës se Parë e fitoi FC Greme, e cila të martën do luajë me Colo Colo, ku në rast fitoreje sezonin tjetër do garojë në Ligën e Parë.
Lojtarët më të mirë në Ligën 2 u zgjodhën Emin Hoxha(Qielli) dhe Besian Terstena(Sprint), ndërsa portierët më të mirë Hasim Matoshi (Greme) dhe Driton Sylejmani (Te Luzha). Lojtaret më Fair Play u zgjodhën Ridvan Veseli (Big Eagle) dhe Enver Musliu (Qielli), ndërsa skuadrat më Fair Play ishin IKS Communication dhe Surqina. /Telegrafi/

























































