LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Nëse Van Dijk kushton 80 milionë euro, atëherë Coutinho vlen dyfish

Pirlo: Nëse Van Dijk kushton 80 milionë euro, atëherë Coutinho vlen dyfish
FLORENCE, ITALY - OCTOBER 05: Andrea Pirlo (L) and Sebastian Giovinco chat prior to the Italy training session at Coverciano on October 5, 2015 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Mesfushori legjendar i Përfaqësues së Italisë, Andrea Pirlo, e përkrahi vendimin e Barcelonës për të blerë Philippe Coutinhon për 160 milionë euro.

Kështu braziliani u bë blerja e dytë më e shtrenjtë pas asaj të Paros Saint Germainit që bleu gjatë verës Neymarin nga Barça për 222 milionë euro.


“Me çmimet tjera të çmendura, ai i Coutinhos është në linjë me çmimet e ditëve të sotme”.

“Nëse Van Dijk vlen 80 milionë euro, atëherë ai (Coutinho) kushton dyfish. Është e drejt”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

Vlen të theksohet se italiani zbuloi se ishte afër kalimit te Barcelona në vitin 2011, kur Milani po mendonte ta shkëmbente atë me Zlatan Ibrahimovicin.

Coutinho ka nënshkruar kontratë me Barcelonën për pesë vite e gjysmë dhe një klauzolë prej 400 milionë eurosh. /Telegrafi/