Alvaro Morata dhe Paulo Dybala janë ftuar në skuadrën e Juventusit nga Andrea Pirlo për t’u ndeshur me Romën të dielën në mbrëmje.

Bianconerëve vazhdojnë të vuajnë disa mungesa si ato të Federico Bernardeschi, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro, ndërsa Sami Khedira nuk është përfshirë në udhëtimin për në Romë edhe pse ka stërvitur.

Lojtari më i ri i Juventusit, Morata mund të bëjë debutimin e tij vetëm disa ditë pasi mbërriti nga Atletico Madrid në huazim.

Në anën tjetër edhe Dybala është shëruar gjithashtu nga dëmtimi i tij muskulor që e mori në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk pritet të fillojë ndeshjen, pasi Cristiano Ronaldo për partner në sulm pritet ta ketë Dejan Kulusevskin.

Në skuadër është ftuar edhe sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 20:45.


Skuadra e Juventusit për Romën: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani, Demiral, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala, Douglas Costa, Vrioni.


/Telegrafi/