LAJMI I FUNDIT:

Pioli para takimit me Interin: Disa ndeshje vlejnë më shumë se tre pikë – derbi nuk luhet, por fitohet

Pioli para takimit me Interin: Disa ndeshje vlejnë më shumë se tre pikë – derbi nuk luhet, por fitohet

Stefano Pioli dëshiron që Milani të frymëzohet nga Zlatan Ibrahimovic kur ata ndeshen me Interin në Derby della Madonnina, ndërsa ka theksuar se disa ndeshje vlejnë më shumë se disa tjera.

Derby della Madoninna i dytë i këtij sezonit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45 në San Siro.

Interi deri më tani është duke e rivalizuar Juventusin në garë për titull, ndërsa Milani vetëm së fundmi ka gjetur formën e mirë duke filluar ngjitjen në tabelë.

Për formën e të dyja skuadrave dhe derbin në përgjithësi ka folur trajneri i Rossonerëve, Pioli.

Conte para derbit me Milanin: Luajmë vetëm për tri pikë, Ibrahimovic një kampion
Lexo po ashtu Conte para derbit me Milanin: Luajmë vetëm për tri pikë, Ibrahimovic një kampion

“Ekziston një hendek në tabelë sepse Interi bëri shumë më mirë në fillim të sezonit, por ne po mundohemi të rimarrim terrenin e humbur dhe të arrijmë në këtë takim në gjendje të mirë”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencën për shtyp.

“Të gjitha ndeshjet janë luajtur për të fituar, por ka disa ndeshje që vlejnë më shumë se të tjerët. Një derbi është për tu fituar”.

Interi triumfoi në derbin e parë (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Pjesa më e mirë e përgatitjes për një derbi është hartimi i strategjisë së ndeshjes, duke marrë parasysh karakteristikat e kundërshtarit”.

“Nuk shqetësohem, pasi Interi është gjithmonë i njohur në taktikat e tyre. Ne duam të jemi solid dhe shumë të rrezikshëm, kështu që ka të bëjë me të gjitha këto mundësi kur t’i paraqesin ato”.

“Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, ata janë një ekip i fortë dhe do të ndeshemi me vështirësi, por duhet të ruajmë vetëbesimin tonë gjatë gjithë ndeshjes, të mbështetemi në idetë tona të qarta”.

“Interi është i pamposhtur në Serinë A për një kohë shumë të gjatë, por ne duhet të marrim frymëzim nga Ibrahimovic dhe të gjithë të marrin fytyrën e tij, atë fytyrë të ndezur, të vendosur dhe të uritur”.”

“Fitorja do të thotë të ngjitesh në tabelë, të forcosh besimin, pozitivitetin dhe të kesh qëndrim të duhur. Derbi vlen më shumë se tre pikë, skuadra ime ka treguar guxim dhe kemi një mundësi tjetër për ta bërë atë nesër”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori