LAJMI I FUNDIT:

Pioli: Nuk më interesojnë katër derbit e fundit të humbur, jemi gati për të fituar

Pioli: Nuk më interesojnë katër derbit e fundit të humbur, jemi gati për të fituar

Stefano Pioli ka folur para Derby della Madonnina ndaj Interit, ku këmbëngul se Milani nuk mendon për katër derbit e fundit që i humbi dhe pretendon se kuqezinjtë duan të ‘ta mbajnë topin më shumë’ këtë sezon.

Trajneri i kuqezinjve iu drejtua mediave në një konferencë për shtyp të premten para derbit të sotëm (e shtunë) ndaj Interit, i cili fillon nga ora 18:00.


“Sigurisht, ne të dy ekipet kemi filluar mirë dhe duam të vazhdojmë. Isha kurioz para ndeshjes së parë të sezonit, tani jam i bindur se si është përgatitur skuadra për këtë ndeshje. Ne kemi studiuar të gjitha detajet”, ka thënë fillimisht Pioli.

Leao: Milani mezi pret derbin me Interin
Lexo po ashtu Leao: Milani mezi pret derbin me Interin

Kuqezinjtë humbën katër takimet e fundit kundër rivalëve të tyre të qytetit, por Pioli dukej se nuk ishte i shqetësuar.

“Nuk më interesojnë derbit e fundit, më intereson vetëm e nesërmja (sotmja). Përndryshe, ne mund të flasim për titullin që kemi fituar, ndryshe nga Interi. E vetmja gjë që ka rëndësi është të vëmë në praktikë zgjidhjen më të mirë për stilin tonë të lojës”.

“Ndeshja e radhës është një mundësi për të dëshmuar cilësinë tonë. Kështu duhet të mendojnë lojtarët e mi. Fusha do të thotë nëse jemi më të fortë. Është vetëm fillimi, por më pëlqen mënyra se si po punojmë”.

“Nesër (sot) do të jemi më të fortë kur të largohemi nga fusha, sepse do të dimë gjëra të mira dhe për çfarë duhet të punojmë”.

“Unë duhet të menaxhoj lojtarët e mi në mënyrën më të mirë. Do të luajmë shumë ndeshje në 21 ditë. Ne mendojmë për derbin tani, nga e diela do të fokusohemi te Neëcastle”.

“Duam të menaxhojmë lojën dhe të kuptojmë momentet e ndryshme të çdo ndeshje. Duam të dominojmë më shumë, ndaj duhet ta mbajmë topin më shumë”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori