LAJMI I FUNDIT:

Pioli i lumtur pas triumfit në derbi: Gati ishte ndeshje perfekte

Pioli i lumtur pas triumfit në derbi: Gati ishte ndeshje perfekte

Milani ka marrë një fitore të pabesueshme 0-3 në udhëtim te Juventusi, në një ndeshje direkte për një vend që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët bën një ndeshje të madhe ku shënuan edhe tre gola me shënues Brahim Diaz, Ante Rebic e Fiayko Tomori.


Pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli ka thënë se kanë bërë një ndeshje të madhe, ku gati se iu afruan ndeshjes perfekte.

“Kemi kryer një ndeshje të madhe. Ndeshja direkte në këto momente të kampionatit është shumë e rëndësishme. Mbi të gjitha nuk është ndeshja e fundit dhe kemi ende për të luftuar”.

“Në këtë një vit e gjysmë tek Milani, klubi ka punuar në mënyrë më të mirë të mundshme, ku kemi ndarë si momente të lumtura, por edhe ato të zhgënjimit. Mendoj se nuk ka ndeshje perfekte, por sonte iu afruam shumë”.

“Ne luajtëm si një ekip i pjekur, i duruar dhe i vendosur dhe fituam një ndeshje të vështirë dhe shumë të rëndësishme. Por duhet të mendojmë për sfidën tjetër menjëherë sepse për tre ditë do të kemi një ndeshje tjetër të vështirë”, tha Pioli.

Të gjithë u befasuan kur e panë spanjollin Brahim Diaz në fushë dhe Pioli ka treguar arsyen pse e futi atë nga minuta e parë në derbi.

“Ne gjithmonë përpiqemi të përgatisim një strategji për lojën, pastaj zgjedhim lojtarët e përshtatshëm për karakteristika të ndryshme”.

“Calhanoglu dhe Brahim Diaz janë më të mirë për të punuar në vijën e parë të sulmit. Nuk mund të jetë vetëm një lojtar i mirë në fushë, por është një ekip fitues. Kemi fituar me meritë. Ne jemi shumë të lumtur për tifozët tanë të cilët na emocionuan këtë mëngjes, tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”, u shpreh trajneri italian.

Pas 35 xhirove në Serie A, Milan ndanë vendin e dytë me Atalantan me nga 72 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori