LAJMI I FUNDIT:

Pioli kërkon përforcime te Milani, zbulohet se prioritet është sulmi

Pioli kërkon përforcime te Milani, zbulohet se prioritet është sulmi

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pret përforcime, veçanërisht në sulm ku sulmuesi i Lens, Lois Openda është prioriteti i kuqezinjve.

Reklama

Milani tashmë po përgatitet për sezonin e ri 2023/24, pasi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Pioli ka kërkuar përforcime, veçanërisht në fazën e sulmit.

Olivier Giroud ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2024, por Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet ndërsa Ante Rebic dhe Divock Origi janë nxjerrë në shitje.

Sulmuesi i Lens, Openda, i cili ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje këtë sezon në Ligue 1 thuhet se është prioriteti i Milanit, por problemei qëndron se klubi francez ka një marrëveshje me 23-vjeçarin deri në qershor 2027.

Alvaro Morata (Atletico Madrid), Gianluca Scamacca (West Ham) dhe Marko Arnautovic (Bologna) janë gjithashtu të monitoruar nga gjigantët e Serie A.

Ndërkohë, bisedimet me Chelsean për Ruben Loftus-Cheek vazhdojnë ndërsa Daichi Kamada pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Milanin gjatë ditëve në vijim, duke iu bashkuar klubit si lojtar i lirë nga Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
Dy lojtarët më të rrezikshëm të Real Madridit me të cilët është përballur Xavi si trajner i Barcelonës

Dy lojtarët më të rrezikshëm të Real Madridit me të cilët është përballur Xavi si trajner i Barcelonës

La Liga
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

La Liga
Kalo në kategori