Philadelphia 76ers ka arritur të marrë fitoren e katërt radhazi dhe të dytën të njëpasnjëshme ndaj New York Knicks.

Ekipi i udhëhequr nga Doc Rivers ka triumfuar me 15 pikë diferencë, 123:108.

Çereku i parë i takoi ekipit mysafir ku 12 minutat e para i mbyllën me epërsi prej tetë pikëve 25:33, por në tre çerekët e tjerë vendasit më të mirë.

Joel Embiid ishte fantastik në këtë duel me 27 pikë, 12 kërcime, katër asistime e dy bllokada.

Me lojë të mirë u dallua edhe James Harden që shtoi 26 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, derisa Maxey e mbylli takimin me 25 pikë.

Reklama

R.J Barrett me 30 pikë e Julius Randle me 24 pikë ishin më efikasit tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Reklama