LAJMI I FUNDIT:

Phelps kërkon “rimeç” ndaj peshkaqenit, por në ujëra më të ngrohta (Video)

Phelps kërkon “rimeç” ndaj peshkaqenit, por në ujëra më të ngrohta (Video)

Notari më i mirë i të gjitha kohërave, Michael Phelps, ka garuar me peshkaqenët, mirëpo në garën kryesore ai mbeti prapa.

Në fakt, 32-vjeçari provoi shpejtësinë e tij ndaj versioneve virtuale të peshkaqenëve, duke u bazuar në një simulim kompjuterik – megjithëse pritej që fituesi i 28 Medaljeve Olimpike do të hynte në një kafaz noti dhe do të garonte me peshkaqenë të vërtetë.


Michael Phelps humbi garën ndaj peshkaqenit të bardhë (Video)
Lexo po ashtu Michael Phelps humbi garën ndaj peshkaqenit të bardhë (Video)

Notari i pensionuar ishte përgatitur mirë për garën që u prit me shumë entuziazëm dhe u transmetua në televizion.

Megjithatë, Phelps humbi në garën kryesore kundër peshkaqenit të bardhë duke mbetur prapa vetëm dy sekonda.

Phelps nuk garoi me një peshkaqen të vërtetë, ndërsa shikuesit u zhgënjyen (Video)
Lexo po ashtu Phelps nuk garoi me një peshkaqen të vërtetë, ndërsa shikuesit u zhgënjyen (Video)

Por, ai duket të mos jetë dorëzuar, pasi është duke menduar që të garojë përsëri me peshkaqenin e bardhë.

“Rimeç? Herën tjetër… në ujë më të ngrohte”, ka shkruar notari në Twitter.

Njëherësh, amerikani ishte më i ngadaltë se peshkaqeni ‘kokëçekani’. Megjithatë, ai mund të gëzohet pasi në garën prej 50 metrash, doli fitues ndaj një peshkaqeni ‘gome’ njohur me emrin Carcharhinus melanopterus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori