LAJMI I FUNDIT:

“Pësova një thyerje të madhe”, Orinda Huta mes lotësh rrëfen momentin e vështirë kur përjetoi abort pak pas martesës me Turjan Hyskën

“Pësova një thyerje të madhe”, Orinda Huta mes lotësh rrëfen momentin e vështirë kur përjetoi abort pak pas martesës me Turjan Hyskën
Foto: Screenshot/YouTube

Prezantuesja e njohur shqiptare, Orinda Huta, vazhdon të jetë një personazh shumë i dashur për publikun.

Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për Tirana Post, gjersa ka rrëfyer shumë të pathëna në lidhje me karrierën dhe jetën personale.


Moderatorja ka treguar për herë të parë se ka përjetuar një abort vetëm pak pas martesës me Turjan Hyskën.

Foto: Screenshot/YouTube

Krijuesja e hitit “Tani e di se sa të dua” nuk i ka mbajtur lotët dot teksa ka folur më shumë për momentin e vështirë, meqë e kishte humbur foshnjën në muajin e tretë të shtatzënisë.

“Ndodhi martesa edhe thamë në rregull, tani jemi gati për të ndërtuar familje. Nuk kishim tentuar asnjëherë, kështu që ishte momenti. Ndodhi. Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë! Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba… Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zot”, tha në rrëfimin e saj biondja.

‘Një jave me ty, një javë mrekulli’ – Orinda me dedikim për vajzën e porsalindur
Lexo po ashtu ‘Një jave me ty, një javë mrekulli’ – Orinda me dedikim për vajzën e porsalindur

“Qëndroi tre muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”. Ndërkohë që unë vizitat i kisha shumë të shpeshta, sepse ishte e para dhe kisha shumë merak. Dy ditë më parë kisha qenë tek ajo, sepse kisha një merak, dhe ishte çdo gjë në rregull Dhe pas dy ditësh, i thashë: “Nuk kam më të përziera sot. Nuk e di si ndihem”. Më tha: “Hajde direkt, mos e vrit mendjen”. Shkoj edhe thotë: “S`po i dëgjoj rrahjet e zemrës”. Ndërkohë tha është i formuar fiks sikur të ishte dje. Që dje ka qenë, sot nuk është. Pra ishte fiks me moshën. “Si nuk e ndjen?”, i thashë. “Nuk e ndjej. Nuk është më Orinda”, më tha. Ok, i thashë çfarë duhet të bëjmë? Në atë moment isha shumë e ftohtë. “Duhet të procedojmë”, tha. Ok, kur? Nesër i thashë. “Ok, nesër. Kur të duash ti”, tha. Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm”, rrëfen në vazhdim ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta më pas rrëfeu edhe situatën që ndodhi pas kësaj, se si ka qenë gjatë asaj periudhe.

“Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta. Nuk u futa në atë… Të nesërmen kur kam shkuar për të bërë ndërhyrjen, të gjithë më thoshin: “Mos u shqetëso. është vetëm hera e parë. E di sa herë ndodh një gjë e tillë? Shumicës së grave u ndodh që të kenë humbje. Jo vetëm një, dy. E rëndësishme është që ti do kesh një bebe. Prova u dha. Ti mbete shtatzënë. Në atë moment unë isha vetëm në lot. Unë shpërtheva përpara operacionit, ndërkohë që nuk duhej të shpërtheja në lot përpara operacionit. Ato vazhdonin të më thoshin do kalojë. Do vijë mrekullia e parë. Do ta shikosh. E mora veten. Mbaroi gjithçka”, tha më tej Huta.

Orinda dhe Turjani duhet theksuar që tani kanë një vajzë bashkë të quajtur, Atara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori