LAJMI I FUNDIT:

Pesëshja e javës së 12-të në Superligën e femrave në basketboll

Pesëshja e javës së 12-të në Superligën e femrave në basketboll
Në kuadër të xhiros së 12 në Superliga Femrat janë zhvilluar ndeshje mjaftë interesante.
Xhiro 12 filloi me ndeshjen Trepça-Prishtina e ku triumfuan vajzat e Prishtinës me rezultat 64:79. Për fitoren e Prishtinës dyshja Williams dhe Johnson ishin më të dalluarat.
Asianae Johnson kontribuoi me 24 pikë, 11 kërcime e 7 asistime kurse Jade Williams me 23 pikë, 14 kërcime e 2 asistime.
Derbi i kësaj jave u zhvillua në Pejë mes Penzes dhe Peja 03 e ku këto të fundit fituan 78:109. Më meritorja për këtë fitore ishte Taylor Jones me 23 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime e cila u ndihmua nga qendra Zërina Shatri me 19 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.
Xhiro 12 e njëkohësit edhe cikli vjeshtor u mbyll me ndeshjen Bashkimi-Unkited Basketball, këtu nikoqiret shënuan fitore të thellë 98:49. Për këtë fitore të vajzave nga Prizreni ishte Sarah Mgbeike me 20 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime.