LAJMI I FUNDIT:

Pesëshet startuese: Prishtina kërkon rikthimin, Bashkimi mund të shpallet kampion

Pesëshet startuese: Prishtina kërkon rikthimin, Bashkimi mund të shpallet kampion

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale të ‘play-offit’, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Skuadra nga Prizreni është në epërsi prej dy fitoreve dhe është vetëm një triumf larg titullit të kampionit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.


Bashkimi e fitoi ndeshjen e parë në kryeqytet (84-81), para se të fitonte edhe në palestrën “Sezai Surroi” para tifozëve të vet (97-80).

Prandaj fitorja eventuale në ndeshjen e sotme (e shtunë) do t’ia sigurojë titullin e parë të kampionit të Kosovës.

Sigal Prishtina që është në kërkim të titullit të 12-të, duhet doemos të fitojë për të tentuar rikthimin në ndeshjet e mbetura, kur kihet parasysh se seria finale mund të zhvillohet deri në pesë ndeshje dhe skuadra që regjistron tri fitore shpallet kampion.

Pesëshja startuese e Sigal Prishtinës: Azemi, F. Rugova, Bunjaku, Veseli, Bundovic.

Pesëshja startuese e Bashkimit: Tmusic, Morina, Moss, Zenelaj, Zollo.

Sigal Prishtina është kampion në fuqi, ndërsa në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori