LAJMI I FUNDIT:

Pesë transferimet që mund ta tronditin afatin kalimtar të janarit – Sterling, Luuk de Jong, Cavani, Isco dhe Pogba në listë

Pesë transferimet që mund ta tronditin afatin kalimtar të janarit – Sterling, Luuk de Jong, Cavani, Isco dhe Pogba në listë

Afati kalimtar dimëror mbetet i vështirë për klubet, pasi ka pak mundësi që të përmirësojnë ekipet e tyre dhe duke ia shtuar kësaj edhe situatën me COVID-19, ka pak lojtarë që mund të ndryshojnë mjedis. 

Shumë lojtarët kanë qenë më të gatshëm të lejojnë që kontratat e tyre të shkojnë drejt skadimit në vitet e fundit për të ndërruar pastaj mjedis më lehtë.


Kylian Mbappe është shembull i kësaj, pasi kontrata e tij që do të përfundojë në qershor 2022.

Në janar të vitit 2022, ka të ngjarë të shohim lëvizjen e një numri lojtarësh të njohur, pasi disa prej tyre janë futur në muajt e fundit të kontratës.

Marca ka zgjedhur pesë emrat më të mëdhenj që mund të tronditin afatin kalimtar.

Raheem Sterling

Sterling ishte një nga yjet e Kampionatit Evropian gjatë verës, por Pep Guardiola me sa duket ka humbur çdo besim tek ai.

Ai nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë Kupën e Botës 2022 dhe e kupton se i duhen minuta. Ai është lidhur me një huazim te Barcelona, por City shpreson të gjejë një blerës.

Isco

Ky është një largim që shfaqet prej vitesh. Trajnerë të shumtë kanë pasur probleme me Iscon dhe vendosjen e tij në formacionin fillestar.

Pasi nuk ka luajtur që nga 25 shtatori, spanjolli është i vetëdijshëm se kontrata e tij do të përfundojë në verën e vitit 2022.

Los Blancos do të përpiqen ta shesin në janar, me AC Milan dhe Sevilla që kanë qenë të interesuar në të kaluarën.

Luuk de Jong

Holandezi ishte një blerje nga Ronald Koeman dhe ka dëshpëruar në këta pak muja.

Me Koeman tani të larguar, sulmuesi holandez nuk ka aleatë në Camp Nou dhe ai mund të kthehet te Sevilla. Edhe Sevilla do të kërkojë ta largojë.

Paul Pogba

Mesfushori francez nuk ka gjasa të vazhdojë kontratën me Manchester United, pasi klubi nuk dëshiron t’i ofrojë atë që ai dëshiron.

Kjo çon në një situatë ku United dëshiron të marrë para për lojtarin që në janar.

Mino Raiola po shikon një tjetër transferim falas për klientin e tij në verë, por nëse ka oferta të përshtatshme në janar, United mund ta pranojë.

Edinson Cavani

Ardhja e Cristiano Ronaldos e ka komplikuar jetën në Mançester për Edinson Cavanin, me rolin që ai luajti sezonin e kaluar, tashmë të marrë nga ylli portugez.

Ai mezi ka luajtur këtë sezon, duke pasur vetëm 274 minuta në total.

Ka klube të mëdha që janë të interesuara për të dhe aftësinë e tij, duke përfshirë Barcelonën.

Interi është gjithashtu në kërkim të një golashënuesi, sikurse Chelsea. Kontrata e uruguaianit në Old Trafford skadon në qershor./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori