Nuk pëlqehet nga klubi dhe tifozët, Edouardo Camavinga e informon Real Madridin për të ardhmen

Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere dhe është i vendosur të bindë Jose Mourinhon për aftësitë e tij, raporton “Diario AS”.
Mesfushori 23-vjeçar dëshiron të fitojë besimin e trajnerit të ri, pavarësisht kritikave të marra dhe faktit se klubi madrilen është i gatshëm të shqyrtojë një largim të mundshëm të tij.
Camavinga e sheh qëndrimin në Madrid si një mundësi për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, pas një sezoni të vështirë. Francezi është i fokusuar që ta bindë Mourinhon se meriton një rol të rëndësishëm në skuadër.

Real Madridi vazhdon të vlerësojë opsionet për mesfushën, veçanërisht pas situatës së krijuar rreth Rodrit.
Megjithatë, e ardhmja e Camavingas mbetet e lidhur ngushtë me dëshirën e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” dhe për të luftuar për një vend në formacion.
Mesfushori francez është i vendosur të mos dorëzohet dhe synon ta bindë Mourinhon se mund të jetë një pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Real Madridit./Telegrafi/










































