"Gjithmonë e njëjta gjë" - Vinicius i tërbuar me mesfushorin e Real Madridit

Një moment tensioni mes Vinicius Junior dhe Arda Güler ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së Real Madridit ndaj Espanyolit.
Mesfushori turk zhvilloi një paraqitje të mirë dhe ishte ndër lojtarët më të rrezikshëm të Real Madridit. Güler kontribuoi edhe në aksionin e golit të parë, me krosimin e tij që i mundësoi Jude Bellinghamit të shënonte.
Megjithatë, gjatë ndeshjes pati një moment që nuk i pëlqeu aspak Viniciusit. Güler kishte mundësinë t’ia pasonte brazilianit, i cili ishte i lirë në krahun e majtë, por zgjodhi të shërbente Kylian Mbappén.

Vendimi i turkut shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Viniciusit, i cili bëri me shenjë duke shprehur pakënaqësinë e tij.
Sipas pamjeve të publikuara pas ndeshjes, braziliani i kishte kërkuar vazhdimisht Gülerit që ta përfshinte më shumë në lojë. Në një moment, ai i tha turkut:
“Arda, ma paso topin të paktën një herë, dreqi ta hajë. Është gjithmonë e njëjta gjë”.
Momenti është bërë viral në rrjetet sociale, edhe pse një reagim i tillë nuk është i pazakontë gjatë një ndeshjeje futbolli.
Vinicius Junior reacted to Arda Güler: “Arda! Just once, pass the ball to me. It’s always Mbappe…” pic.twitter.com/8Iq8HqkurS
— CUPID FC (@CUPID_FC) August 25, 2026
Guler po e kërkon më shumë Mbappén
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se Güler në disa raste gjatë ndeshjes preferoi të kërkonte Mbappén, i cili tashmë është një nga pikat kryesore të sulmit të Real Madridit.
Kjo situatë tregon edhe sfidën me të cilën përballet trajneri José Mourinho, i cili duhet të gjejë ekuilibrin mes shumë yjeve në repartin ofensiv.
Vinicius vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit, ndërsa Güler po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadër. Në të njëjtën kohë, Mbappé mbetet një prej opsioneve kryesore për golat e madrilenëve.

Real Madridi e fitoi ndeshjen ndaj Espanyolit 2-1, por momenti mes Viniciusit dhe Gülerit ishte një nga episodet që mori më shumë vëmendje pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/











































