LAJMI I FUNDIT:

Pesë gjigantë evropianë kontaktojnë Laportan pasi Barcelona e konsideron shitjen e De Jongut

Pesë gjigantë evropianë kontaktojnë Laportan pasi Barcelona e konsideron shitjen e De Jongut

Klubet e mëdha në të gjithë Evropën janë në alarm të kuq shkaku që kanë dëgjuar për disponueshmërinë e mundshme të mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.

Pas zhgënjimit të trajnerit të ri Xavi, De Jong mund të sakrifikohet në afatin kalimtar të janarit për të rritur buxhetin e Barçës për transferime të reja.


Shitja e mesfushorit holandez do të sillte të ardhura të mira për klubin nga Camp Nou dhe situata e tij ka alarmuar klubet e mëdha në të gjithë Evropën.

Barcelona mirëpret oferta për De Jongun
Lexo po ashtu Barcelona mirëpret oferta për De Jongun

Sipas gazetës katalunase Sport, të paktën pesë klube të mëdha kanë qenë në kontakt me presidentin e Barçës, Joan Laporta, për të regjistruar interesimin e tyre.

Paris Saint-Germain, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munich janë të gjithë në kontakt me presidentin për shërbimet e De Jongut.

Është interesante se menaxheri i Cityt, Pep Guardiola dhe drejtori sportiv Txiki Begiristain ishin dje në Barcelonë për ceremoninë e pensionimit të Sergio Agueros. /Telegrafi/