LAJMI I FUNDIT:

Pesë fakte të çuditshme për Prince

Pesë fakte të çuditshme për Prince

Ikona e muzikës, Prince, lindi në vitin 1958 në Minnesota dhe u bë i famshëm si ri, mirëpo nuk dihet shumë për jetën e tij private. Ndryshimet ekscentrike të emrit, performancat e zakonshme dhe dukja unike – i shtohen miteve të shumta që janë krijuar për këngëtarin e ndjerë. Mirëpo, çudit fakti se shumë prej thashethemeve rreth tij janë të vërteta.

Ai e ka ndërtuar imazhin e yllit misterioz, të cilin fansat e kane respektuar shumë. Rrallëherë ka dhënë intervista duke lënë hapësirë për shumë spekulime. Madje edhe vet e ka pranuar se në shumë raste u ka dhënë gazetarëve informacione të gabuara ose jo të plota, sepse ka dashur që fokusi të jetë te muzika e tij.


Nuk ka fjetur – e vërtetë

Prince ka qenë i fiksuar pas muzikës dhe ka punuar vazhdimisht. Ka lansuar 39 albume dhe shumë përpilime tjera muzikore. Ka qenë aq i përkushtuar ndaj punës, saqë nuk ka fjetur me ditë të tëra në mënyrë që t’i përkushtohej maksimalisht muzikës. Në një intervistë në vitin 1985 kishte thënë se nuk njeh askënd që mund ta durojë pagjumësinë më shumë se ai dhe se muzika është ajo që e lë pa fjetur.

Ka qenë pjesëtar i Dëshmitarëve të Jehovajt

Miku dhe mentori i Prince, Larry Graham, e kishte njoftuar me Dëshmitarët e Jehovajt në vitin 2001. Kantautori kishte shkuar në takime të shumta dhe ngjashëm si pjesëtarët tjerë, shkonte derë më derë për të predikuar.

Nuk besonte në kohë – e vërtetë

Ndoshta tingëllon si një mit, por Prince në shumë raste e kishte shpjeguar teorinë e tij se koha është në fakt një truk. Gjatë një interviste kishte thënë se këtë teori po e hulumtonte që nga viti 1984. Sipas tij, vet njerëzit e kanë definuar kohën, prandaj ai asnjëherë nuk i festonte ditëlindjet e as që i ndiqte datat.

E ka operuar kërdhokullën? – e paqartë

Krahas takeve të larta dhe rrobave shumëngjyrëshe, bastunët ishin pjesë e imazhit të Prince në vitet e nëntëdhjeta. Mirëpo, në vitin 2005 filluan të qarkullojnë fjalë se këtë e kishte bërë për shkak të problemit me kërdhokullën. Spekulohej se këngëtari ka planifikuar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike, mirëpo pasi u bashkua me Dëshmitarët e Jehovajt refuzoi që ta zëvendësonte kërdhokullën, sepse besimi nuk ia lejonte transfuzionin që do të ndodhte gjatë operacionit. Burime të tjera kanë thënë se ai është operuar, ndërsa vet Prince nuk ka thënë asnjë deklaratë zyrtare rreth kësaj teme.

Enterieri i shtëpisë së tij ishte ngjyrë vjollce

Ngjyra vjollce ka qenë emblema e Prince. Pas vdekjes së tij, Ujëvara e Niagarës u bë rozë për nder të këngëtarit. Madje edhe brendësia e shtëpive të tij ishte vjollcë. Kjo u bë e ditur kur një qiradhënës i tij e kishte akuzuar se i kishte ngjyrosur muret me ngjyrë rozë.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori