LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye se pse Real Madridi duhet ta shes Gareth Balen

Pesë arsye se pse Real Madridi duhet ta shes Gareth Balen

Gareth Bale nuk po kalon një sezon të mirë te Real Madridi, kjo për shkak të ndeshjeve të pakta dhe lëndimeve të njëpasnjëshme, ndërsa klubi është duke menduar pas pesë viteve ta shes. 

Ky nuk është një vendim që Los Blancos do ta marrin lehtë, por sipas Marcas ka disa arsye se pse shtija e tij mund të jetë e dobishme.


1.Ndryshimi i skuadrës  

Real Madrid beson se ka ardhur koha që të bëjë ndryshime në skuadër, veçanërisht në sulm.

BBC nuk është më e domosdoshme dhe Marco Asensio është tani shpresa e ndritur e së ardhmes.

Los Blancos nuk duan ta mbajnë Bale që Asensio të jetë hije e tij, ndërsa pritet edhe një goditje e madhe në sulm.

2.Bale është shkyçur

Disa lojtarë reagojnë ndaj rënies duke luftuar edhe më fort, por Bale duket se këtë nuk po e bën.

Çdo sinjal i 28-vjeçarit duket se e vendos atë edhe më larg nga kryeqyteti spanjoll.

3.Lëndimet

Një faktor tjetër i rëndësishëm është fakti se Bale është lënduar shumë shpesh.

4.Pritshmëritë nuk janë arritur

Real Madrid nënshkroi me Bale me idenë se ai do të zëvendësonte Cristiano Ronaldon dhe një ditë do ta fitonte ‘Topin e Artë’, por ai nuk ka arritur as afër.

Edhe pse ai ishte vendimtar në triumfin në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampioneve të sezonit 2013/14, ai nuk ka qenë yll ndër vite.

5.Real Madrid mund ende të fitojë me shtije e tij 

Është një rast tani apo jo për Real Madridin. Edhe pse nuk besojnë se do të jenë në gjendje të marrin një shumë prej 100 milion euro për Bale, drejtorët e Real Madrid e dinë se ai është ende i vlefshëm.

Nëse ata do të prisnin, vlera e tij mund të bie edhe më shumë./Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori