LAJMI I FUNDIT:

Përse leximin duhet ta keni prioritet, sipas shkencës

Përse leximin duhet ta keni prioritet, sipas shkencës

Më shumë se 25% e amerikanëve të rritur e kanë pranuar se nuk e kanë lexuar as edhe një pjesë të vetme të një libri gjatë vitit të kaluar.

Kështu thonë statistikat që vijnë nga ‘Pew Research Center’, transmeton Telegrafi.


Nëse jeni në mesin e atyre njerëzve që nuk lexojnë fare, atëherë më poshtë do t’ju sjellim shkencën që e mbështet idenë se leximi është gjëja më e mirë për ju në shumë aspekte të ndryshme.

Leximi i librave trillues ju ndihmon të jeni më mendje-hapur dhe më kreativë

Sipas hulumtimeve të kryera nga Universiteti i Torontos, pjesëmarrësit e studimit të cilët kishin lexuar histori të shkurta fiktive kishin rezultuar të jenë shumë më mendje-hapur sesa lexuesit e eseve.

Autorët kishin thënë se, përderisa leximi i librave jo trillues u mundëson studentëve të mësojnë mbi një çështje të caktuar, mund të mos u ndihmojë gjithmonë të mendojnë rreth saj.

Personat që lexojnë libra jetojnë më gjatë

Të paktën kështu thonë hulumtuesit e universitetit Yale të cilët kishin studiuar 3,635 persona më të vjetër se 50 vjeç dhe kishin zbuluar se ata që lexojnë libra 30 minuta në ditë jetojnë mesatarisht 23 muaj më gjatë sesa lexuesit e revistave ose se ata që nuk lexojnë fare.

Siç duket, praktika e leximit të librave krijon angazhim kognitiv që përmirëson shumë gjëra, përfshirë fjalorin, aftësitë e mendimit dhe përqendrimin. Gjithashtu ndikon edhe në inteligjencë emocionale, perceptim social, etj.

Leximi i 50 librave në vit është diçka që shumë lehtë arrihet

Ndonëse leximi i një libri në javë mund t’ju duket si e pamundur, faktikisht është diçka që shumë lehtë mund ta bëjnë edhe personat me agjendën më të ngarkuar.

Me kohën që e shpenzoni në rrjete sociale çdo vit, ju mund t’i lexoni 200 libra
Lexo po ashtu Me kohën që e shpenzoni në rrjete sociale çdo vit, ju mund t’i lexoni 200 libra

Personat e suksesshëm lexojnë

Kjo për shkak se personat e suksesshëm janë tejet të dhënë ta përmirësojnë veten në çdo moment. Qindra persona të suksesshëm kanë rrëfyer nëpër intervista se leximi i librave u ka ndihmuar ta arrijnë atë që e kanë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori