LAJMI I FUNDIT:

Përse disa femra nuk mund të përjetojnë orgazmën

Përse disa femra nuk mund të përjetojnë orgazmën

Miti që disa femra nuk mund të përjetojnë orgazmën ka lidhje me qëndrimin e tyre ndaj seksit. Ja përse disa dama nuk mund të arrijnë kulmin.

Aftësia e mashkullit që të përjetojë orgazëm varet nga lidhja midis sistemit nervor parasimpatik – i cili kontrollon trupin në gjendjen kur është i relaksuar dhe sistemit nervor simpatetik, i cili kontrollon reagimet e trupit me rastin e ekspozimit ndaj rrezikut, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, te femrat në përjetimin e orgazmës rol të rëndësishëm ka anatomia, mirëpo më me rëndësi ka edhe se si penisi penetron në vagjinë.

Shpesh supozohet që përvoja seksuale qëndron në kontrollin tuaj, që varet nga sjellja juaj – vetëbesimi, besimi, çiltërsia ndaj partnerit.

Në vend të kësaj, ky studim ka treguar që anatomia është përgjegjëse për përvojën seksuale.

Shkencëtarët mendojnë që njerëzit “mbase edhe nuk mund të kontrollojnë përvojat seksuale aq sa kemi menduar që munden”.

Orgazmat janë fenomen kompleks i cili përfshin variacionet psikologjike, fiziologjike dhe anatomike, thonë ekspertët dhe hulumtimet e mëtejshme do të tregojnë se çka mund të bëjnë lidhur me këtë rast. /Telegrafi/