LAJMI I FUNDIT:

Përpara shfaqjes, gjithçka që duhet të dini për “American Music Awards 2020”

Përpara shfaqjes, gjithçka që duhet të dini për “American Music Awards 2020”

“American Music Awards 2020” do të transmetohet të dielën, 22 nëntor dhe premtojnë një formacion yjesh që dashamirët e muzikës nuk do të dëshirojnë t’i humbin.

Në fillim të këtij muaji, ABC njoftoi se Taraji P. Henson do të jetë nikoqire e AMAs për herë të parë në karrierën e saj nga Teatri Microsoft në Los Angeles. Ylli i Empire, 50 vjeçe, ndjek gjithashtu Ciara dhe Tracee Ellis Ross – dhe nuk mund të ishte më e ngazëllyer se sa për të rrëmbyer këtë rol.


Pavarësisht nga pasiguria e pandemisë së coronavirusit, ABC konfirmoi në korrik se AMAs do të mbahet në mënyrë ‘virtuale’. Katër muaj më vonë, Dua Lipa zbuloi listën e gjatë të të nominuarve dhe interpretuesve mbresëlënës që pritet të dalin në skenë – përfshirë edhe veten.

Foto: Sami Drasin/ABC

Këtë vit, The Weeknd është i barabartë me Roddy Ricch me nominime, meqenëse të dytë u nominuan në tetë kategori. E nominuara për herë të parë në AMAs, Megan Thee Stallion ka pesë mundësi për të fituar në bazë të nominimeve. Taylor Swift gjithashtu u nominua në katër kategori dhe këtu përfshihet edhe artistja Dua Lipa me dy nominime.

Kur do të mbahet?

AMAs do të shfaqet në ABC të dielën, më 22 nëntor në orën 8 të mbrëmjes. Shfaqja po ashtu mund të ndiqet edhe në faqen zyrtare të ABC në një transmetim ‘live’.

Foto: Chelsea Lauren/Shutterstock

Kush është prezantues?

Në fillim të këtij muaji, ABC konfirmoi se Henson do jetë nikoqire e AMAs për herë të parë në karrierën e saj shumëvjeçare.

Kush është nominuar?

Weeknd dhe Roddy Ricch, janë dy artistët që kryesojnë me tetë nominime. Të nominuarit e tjerë përfshijnë Lady Gaga, Doja Cat, John Legend, Jonas Brothers dhe Megan Thee Stallion, e cila është artistja femër më e nominuar në AMAs këtë vit.

Justin Bieber, Post Malone, Roddy Ricch dhe The Weeknd do të përballen kundër Swift për ‘Artistin e vitit’.

Foto: Shutterstock

Kush do të performojë?

Katy Perry po rikthehet me një performancë të “Only Love”, teksa kjo është shfaqja e saj e parë televizive që pas lindjes së vajzës Daisy në fillim të këtij viti. Dua Lipa, BTS, Billie Eilish, Shawn Mendes, Bad Bunny dhe Megan Thee Stallion gjithashtu do interpretojnë.

Jennifer Lopez dhe Maluma do të japin shfaqjen debutuese të bashkëpunimeve të tyre “Pa ‘Ti” dhe “Lonely”. /Telegrafi/

Foto: Billboard
Foto: Chris Pizzello/Invision/AP/Shutterstock

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori