LAJMI I FUNDIT:

Përmendi 15 klube që janë të gatshme t’i bashkohen Superligës Evropiane, katër nga to e mohojnë Laportan

Përmendi 15 klube që janë të gatshme t’i bashkohen Superligës Evropiane, katër nga to e mohojnë Laportan

Një nga temat që Joan Laporta diskutoi në intervistën e gjerë që dha këtë të premte në Rac-1 ishte ajo e Superligës Evropiane.

Presidenti i Barcelonës beson se kjo do të përfundojë dhe nuk do të duhet shumë kohë për të nisur me edicionin e parë. Ai e di që nuk i ka anglezët, por ka dhënë listën e disa klubeve evropiane që mund të jenë pjesë e saj.


“Ne kërkojmë konkurrencë dhe qëndrueshmëri. Duhet të jetë një realitet sezonin e ardhshëm, nëse jo, do të mendoj për këtë më 25/26. Kemi fituar marrëveshjen e Luksemburgut dhe është koha për ta bërë atë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Barça, Real Madridi, Interi, Milani, Napoli, Roma, Marseille, Ajax, Feyenoord, PSV, Bruges dhe Anderlecht. Janë 16 ose 18 skuadra… 16 do të ishin më mirë”, përfundoi ai.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tregon 15 klubet që do të luanin në Superligën Evropiane
Lexo po ashtu Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tregon 15 klubet që do të luanin në Superligën Evropiane

Reagimet nga disa prej klubeve të emëruara nga presidenti i Barçës nuk kanë vonuar dhe disa prej tyre kanë mohuar që do të ë marrin pjesë në këtë garë.

Roma, Ajax, Feyenoord dhe Marseille e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre kundër garës së ndarë për klube evropiane.

“Siç u përsërit publikisht disa orë pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e Superligës, AS Roma konfirmon se nuk mbështet në asnjë mënyrë asnjë lloj projekti që i atribuohet të ashtuquajturës Superligë”, ka shkruar Roma në komunikatë.

Ajaxi i Amsterdamit ka postuar në rrjete një postim duke treguar qartë habinë e tyre për këto fjalë të presidentit të Barcelonës.

“Ajax nuk foli kurrë për këtë çështje me Laportan dhe aq më pak të bie dakord. Ajax është krejtësisht i befasuar nga kjo deklaratë e pajustifikuar”.

Në Feyenoord ata e përshkruan atë si “marrëzi totale”.

Nga ana e saj, të njëjtën ditë, pak pas intervistës së Laportës, Marseille lëshoi ​​një mohim të prerë dhe të qartë.

“Pablo Longoria foli publikisht tashmë më 21 dhjetor dhe qëndrimi i klubit nuk ka ndryshuar”, thuhej në deklaratë.

Në atë kohë, presidenti i klubit francez tha se katër gara klubesh të organizuara nga katër grupe të ndryshme do të ishin një katastrofë për futbollin dhe se “nuk është koha për ndarje”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori