LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet 40-vjetori i ndarjes së çmimit nobel për Nënë Terezën

Përkujtohet 40-vjetori i ndarjes së çmimit nobel për Nënë Terezën

Qindra dokumente për jetën dhe veprën e Nënës Terezë, për herë të parë sillen nga arkivi i Lucernit të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut. Këto dokumente sigurohen si rrjedhojë e bashkëpunimit mes Institucionit Nacional “Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë” dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me arkivin e Lucernit.

Drejtori i Shtëpisë Përkujtimore Nëna Terezë, Arjan Asllanaj informoi me aktivitetet e Institucionit, i cili këtë vit shënoi një 10 vjetorin e ekzistimit, ndërsa u shënua edhe 40-vjetori i ndarjes së Çmimit Nobël për humanisten e madhe, Nëna Terezë.


“Është 40 vjetori, kemi një jubile, i marrjes së çmimit nobel të shenjtores Nëna Terezë, për hir të saj ne në bashkëpunim me ISHTKSH edhe falënderim nga ministria e kulturës kemi sjellë me qindra mijëra dokumente të rëndësishme për jetën dhe veprën e shenjtëreshës tonë. Kështu që do të kemi një risi të ju tregoj se edhe pesë dokumente origjinale do të na i dhuroj arkivi i Lucernit që në të ardhmen do t’i kemi këtu”, tha Arjan Asllanaj, drejtor i shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë”.

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, nënvizoi se institucioni që drejton ai, do ta shqyrtojë mundësinë që të ofrojë mbështetje për projektin për botimin e hulumtimeve, duke nënvizuar se një gjë e tillë ka rëndësi jo vetëm për shtëpinë përkujtimore, por për të gjithë kombin shqiptarë dhe të interesuarit për veprën dhe punën e Nënës Terezë.

“Biseduam edhe për projektet e ardhshme të shtëpisë së Nënës Terezë, veçanërisht për disa dokumente të rëndësishme që drejtori Asllani i ka marrë nga hulumtimet e realizuara në Zvicër , bashkë me drejtorin e ISHTKSH, Skender Asanin. Duke e vlerësuar lartë punën e tyre, ne si ministri do ta shqyrtojmë mundësinë që projekti për botimin tyre të mbështetet, duke qenë të sigurt se ato janë me rëndësi, jo vetëm për këtë shtëpi përkujtimore por edhe për të gjithë të interesuarit e veprës dhe punës së Nënës Terezë”, theksoi ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani nënvizoi se për herë të parë dy institucione shqiptare bashkëpunojnë mes vete, pa dallime ideologjike apo partiake.

“Për herë të parë institucionet që drejtojnë shqiptarët po bashkëpunojnë mes vete, pa dallim ideologjike apo partiake apo diçka tjetër, që kanë për qëllim që shkenca të del në pah”, deklaroi drejtori i ISHTKSH, Skender Asani.

Institucioni “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës” i cili ishte pjesë e agjendës së kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në vendin tonë, më 7 maj të këtij viti, me rreth 100.000 vizitorë në vjet, është njëri nga më të vizituarit në qytet./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori