eksperti-banner

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme në derbi ndaj Interit, por që në fund nuk mjaftoi që Milani të marrë fitore.

Rossonerët ishin në epërsi prej dy golave 0-2 pas 45 minutave të parë, ku Ibrahimovic asistoi tek goli i parë i shënuar nga Rebic dhe të dytin e realizoi vetë.


Por në pjesën e dytë Interi e riktheu rezultatin për ta fituar takimin 4-2 dhe për ta marrë kreun në Serie A.

E duket se humbja i ka lënë shije të hidhur Ibras, i cili nuk ka dashur shumë të komentoj për ish-skuadrën e tij Interin.

ZltanaIbracadabrainter 2 e1581320856898 Zlatan Ibrahimovic. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Gazetarët pas ndeshjes e pyetën suedezin nëse ky Inter është për titull të kampionit.

Ibra u përgjigj shumë shkurt: Jo. Suedezi me këtë përgjigje të shkurt u largua edhe nga Zona Mix.

Suedezi duket se më shumë preferon që titulli të shkoj në duart e ish-skuadrës së tij Juventusit ose Lazios se sa te Interi. /Telegrafi/

telegrafi sport app