Mesut Ozil ka dhënë një përgjigje gazmore kur është pyetur se si ka qenë të luante me Cristiano Ronaldon.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë me origjinë turke ka luajtur me superyllin portugez gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit.

Një tifoz i është afruar 34-vjeçarit dhe e ka pyetur për periudhën kur ka luajtur në Santiago Bernabeu me sulmuesin e Al Nassr.


Tifozi: Si ishte të luash me Ronaldon?

Ozil: Pyeteni atë, ai ka luajtur me mua.


Tifozët e kanë konsideruar gazmor këtë përgjigje të mesfushorit kreativ duke bërë komente të shumta në rrjetet sociale.

Mesut Ozil mbështet publikisht Cristiano Ronaldon pas 'negativitetit të vazhdueshëm' rreth tij Mesut Ozil mbështet publikisht Cristiano Ronaldon pas 'negativitetit të vazhdueshëm' rreth tij

Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur bashkë për tri sezone (2010-2013) në Santiago Bernabeu. Ata ishin bashkë në fushë në 149 raste, ndërsa mesfushori i ka asistuar sulmuesit në plot 31 gola.

Reklama

Gjatë asaj kohe, ata e fituan bashkë titullin e La Ligas, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Reklama

Vetëm Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë dhuruar më shumë asistime (47, respektivisht 32 herë) për Ronaldon. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/B/R Football)