LAJMI I FUNDIT:

Përfundon pjesa e parë: Përmbysje e Real Madridit brenda dy minutave ndaj Man Cityt

Përfundon pjesa e parë: Përmbysje e Real Madridit brenda dy minutave ndaj Man Cityt

Real Madridi po avancon me rezultat 2-1 pas pjesës së parë në sfidën ndaj Manchester Cityt e cila po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët që shënuan përmes Bernardo Silvës në minutën e dytë të takimit.


Portugezi shfrytëzoi shumë mirë hutinë e portierit Lunin për të shënuar nga goditja e dënimit për rezultatin 1-0.

Pas golit të pësuar Real Madridi mori iniciativën, ku eventualisht ia doli që të përmbysë epërsinë e “Qytetarëve”.

‘Los Blancos’ shënuan dy gola të shpejtë për të mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale.

Fillimisht ishte Eduardo Camavinga (12’) i cili shënoi për rezultatin 1-1 falë edhe ndihmës nga Ruben Dias i cili devijoi topin.

Menjëherë në aksionin e radhës madrilenët ja dolën që të shënojnë edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të brazilianit Rodrygo i cili u asistua nga Vinicius Junior për rezultatin 2-1.

Duke marrë parasysh ritmin e lartë që e përcolli këtë ndeshje në pjesën e parë, mund të jemi të sigurt se edhe pjesa e dytë do të jetë një spektakël./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori