LAJMI I FUNDIT:

​Përfundon bastisja në argjendarinë në Prishtinë

​Përfundon bastisja në argjendarinë në Prishtinë

Pas më shumë se tri orëve ka përfunduar bastisja e policisë së bashku me zyrtarë doganorë në një argjendari në kryeqytet, e cila dyshohet se ka të bëjë me rastin e grabitjes së një argjendarie më 22 nëntor në Suharekë.

Policia e Kosovës nuk është prononcuar lidhur me rastin, ndërkaq, pronari i argjendarisë “Baraku”, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.


Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, një i arrestuar
Lexo po ashtu Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, një i arrestuar

Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor të para disa ditëve në kryeqytet, i dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke neutralizuar të njëjtit, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori