Përdoruesit e WhatsApp tani mund të transferojnë bisedat nga Androidi në iPhone
Përdoruesit e WhatsApp që kalojnë në një iPhone nga Androidi tani mund të marrin historikun e mesazheve me vete.
Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i kompanisë Mark Zuckerberg përmes një postimi në Facebook, derisa potencoi se kjo veçori ishte shumë e kërkuar, transmeton Telegrafi.
Deri më tani ka qenë i mundur transferimi i të dhënave të WhatsApp-it vetëm nga ana tjetër – nga një iPhone në platformën Android të Google – dhe u prezantua vetëm vitin e kaluar.
“Ne po i shtojmë WhatsApp-it aftësinë për të kaluar në mënyrë të sigurt midis telefonave dhe për të transferuar historikun tuaj të bisedave, fotot, videot dhe mesazhet zanore midis Android dhe iPhone duke ruajtur edhe sistemin për sigurinë në biseda (end-to-end encryption)”, ka shkruar Zuckerberg në Facebook.
“Ky është një veçori shumë e kërkuar. Ne lansuam funksionin për të kaluar nga iPhone në Android vitin e kaluar dhe tani po shtojmë veçorinë nga Androidi në iPhone gjithashtu”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Google Maps zbulon përditësimin më të fundit
Fotot e fshira po rishfaqen përsëri në pajisjet e Apple?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare