LAJMI I FUNDIT:

Përditësohen vlerat e lojtarëve në Serie A, shumë ndryshime në listë – Lautaro më i vlefshmi

Përditësohen vlerat e lojtarëve në Serie A, shumë ndryshime në listë – Lautaro më i vlefshmi

Faqja e specializuar e statistikave me transferimeve ka bërë përditësimet e fundit të vlerave të lojtarëve gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ku në kampionatin italian, Serie A, ka pasur shumë ndryshime në renditje dhe vlera.

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez është momentalisht lojtari me vlerën më të lartë në treg në Serie A, pasi ka pasur ngritje pas paraqitje brilante me Nerazzurrët këtë sezon në kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve.


Lautaro vlerësohet momentalisht 110 milionë euro, po aq edhe sa ylli i Napolit, Victor Osimhen, të cilët i ka rënë vlera për 10 milionë euro, ndërsa Rafael Leao kompleton podiumin me vlerë 90 milionë euro në vendin e tretë.

Khvicha Kvaratskhelia ka pasur rënie të çmimit, por ka mbetur në vendin e katërt me vlerë 80 milionë euro, ndërsa Nicolo Barella renditet i pesti me vlerë 75 milionë euro apo 10 milionë më shumë se Dusan Vlahovic dhe Alessandro Bastoni që ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë.

Në vendin e tetë renditet Marcus Thuram, i cili ka pasur një rritje të madhe prej 15 milionësh dhe tani vlen 55 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Theo Hernandez me vlerë të njëjtë dhe Bremer, Federico Dimarco dhe Federico Chiesa me vlerë 50 milionë euro.

Lojtarët me rritjen më të madhe të vlerës janë sulmuesi i Bolognas, Joshua Zirzkee dhe ai i Frosinones, Matias Soule, të cilët kanë pasur rritje për 17 milionë euro dhe tani vlerësohen në 30 milionë euro, respektivisht 25 milionë euro.

Në vendin e tretë për nga rritja e çmimit vjen pikërisht Thuram me 15 milionë euro, ndërsa pas tij renditen Lautaro, Bremer dhe Radu Dragusin me rritje për 10 milionë euro.

Në anën tjetër, ka pasur edhe shumë lojtarë më rënie të madhe të çmimit gjatë përditësimit të vlerave, ku Nicolo Fagioli, i cili është i suspenduar shkaku i basteve ka pasur rënien më të madhe prej 20 milionë eurosh.

Pas tij vijnë Osimhen dhe Vlahovic me rënie prej 10 milionë eurosh dhe Daichi Kamada me zhvlerësim prej 7 milionë eurosh.

Zhvlerësim prej pesë milionësh kanë pasur emra si Kvaraskhelia, Theo Hernandez, Frank Anguissa, Romelu Lukaku, Stanislav Lobotka dhe Piotr Zielinski. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori