LAJMI I FUNDIT:

Përderisa është ndëshkuar Kosova, Borell thotë se BE mund të merr masa edhe ndaj Serbisë

Përderisa është ndëshkuar Kosova, Borell thotë se BE mund të merr masa edhe ndaj Serbisë
05.11.2022

Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e Bashkimit Evropian për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse gjykon se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi, tha kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në fushë. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mospërputhjes, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, tha Borell.


Në përgjigje të një pyetjeje parlamentare të parashtruar në muajin qershor, pas konfliktit para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ai përsëriti se “de-përshkallëzimi duhet të ndodhë tani, nga të dyja palët” dhe se aktet e dhunshme si ajo e 29 majit janë “plotësisht të papranueshme dhe nuk mund të përsëriten në të ardhmen”, raporton N1.

Në letër, kujtohet se më 3 qershor, Borell, në emër të BE-së, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa të menjëhershme dhe të pakushtëzuara për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, për krijimin e kushteve për zgjedhje të jashtëzakonshme në të katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë menjëherë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksin e saj, e cila përfshinë, pa asnjë vonesë apo parakushte të mëtejshme, fillimin e punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

BE-ja gjithashtu i ka bërë thirrje Serbisë që të ulë statusin e gatishmërisë së forcave të armatosura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori