LAJMI I FUNDIT:

Përballjet e Kosovës ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë në basketboll

Përballjet e Kosovës ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Kosova më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, derisa më 20 Shkurt me Sllovakinë. Këto sfida janë vendimtare për Dardanët, ku nëse fitojnë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm. Të gjitha ndeshjet e Grupit B, do të zhvillohen në Prishtinë.

Kosova dhe Luksemburgu janë ballafaquar tri herë, ku Dardanët kanë shënuar dy fitore, 109:88 dhe 80:84, ndërsa pësuan 88:80.


Në fazën e parë, Dardanët fituan si mysafirë 80-84, kurse shpresojnë që të triumfojnë edhe në Prishtinë dhe më pas të fitojnë edhe ndaj Sllovakisë dhe do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Në Grupin B, Kosova ka dy fitore (ndaj Islandës 80-78 dhe Luksemburgut 80-84) dhe dy humbje (nga Sllovakia 91-67 dhe nga Islanda 86-62), kurse Luksemburgu ka një fitore (ndaj Sllovakisë 77-73, kurse ka pësuar humbje nga Sllovakia 73-65, nga Kosova 80-84 dhe nga Islanda 90-76).

Përballja e dytë e Dardanëve do të jetë ndaj Sllovakisë. Kosova dhe Sllovakia janë ballafaquar katër herë në miqësore, ku sllovakët prijnë me tri fitore dhe një fitore u takoi Dardanëve. Ndërkohë, në garat zyrtare janë përballur vetëm në nëntor të vitit të kaluar, ku Sllovakia shënoi fitore 91-67.

Në Grupin B, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore. Sllovakët kanë mundur Luksemburgun 73-67 dhe Kosovën 91-67, kurse kanë pësuar nga Islanda 83-74 dhe Luksemburgu 73-77.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori