LAJMI I FUNDIT:

Përballje interesante në xhiron e 11-të

Përballje interesante në xhiron e 11-të

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbi do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit kosovar, Sigal Prishtinës dhe Trepcës. Prishtinasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse mitrovicasit kanë gjashtë fitore e tri humbje. Në takimin e parë të këtij edicioni, ‘Xehetarët’ fituan 80:75. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.


Liderja Peja me tetë fitore e një humbje do të ndeshet me Vëllaznimin, që numëron katër fitore e gjashtë humbje. Pejanët synojnë të vazhdojnë të jenë në krye të elitës, kurse kuqezinjtë kanë treguar paraqitje të mira në këtë edicion dhe synojnë paraqitje të mira edhe në Pejë.

Përballje shumë e rëndësishme dhe jetike do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët kanë një fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e gjashtë humbje, andaj sfida pritet të jetë shumë interesante ndërmjet skuadrave që synojnë fitoren në këtë përballje.

Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.

Prince Caffe Superliga – Java 11

E shtunë

19:00 Peja – Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Trepça

19:00 Rahoveci – Bashkimi

Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni (REZULTATI I LIGËS UNIKE)

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori