LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të interesimit të lartë, shtohen oraret për filmin vendor “Zgjoi” në ‘Cineplexx’

Për shkak të interesimit të lartë, shtohen oraret për filmin vendor “Zgjoi” në ‘Cineplexx’

Që nga fillimi i shfaqjes së filmit vendor “Zgjoi” interesimi ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Kjo është arsyeja pse kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, tashmë ka vendosur që t’i japë më shumë orare shfaqjeje këtij filmi, duke i rritur numrin në 9 termine ditore.

Filmi ka qenë duke u shfaqur në 6 orare çdo ditë, në të dy kinematë, ndërsa nga dita e sotme, 5 nëntor, filmi do të shfaqet në 9 orare në Prishtinë dhe në 7 orare në kinemanë në Prizren.


Filmi “Zgjoi”, një nga filmat më të sukseshëm vendor të shfaqur në Cineplexx deri tani, që dalëngadalë po i afrohet thyerjes së rekordit për filma vendor, ka arritur që të mbushë sallat plot në çdo shfaqje të saj që nga premiera e më 28 tetor.

"Zgjoi" premierë edhe në Amerikë, Konsullata e Kosovës në ShBA dhe Dua Lipa promovojnë filmin kosovar
Lexo po ashtu "Zgjoi" premierë edhe në Amerikë, Konsullata e Kosovës në ShBA dhe Dua Lipa promovojnë filmin kosovar

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj.

Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Oraret për ta shikuar filmin “Zgjoi” mund ti gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori