eksperti ad

Francezi që shkëlqeu në Euro 2016, pasi shijoi një sezon të shkëlqyer me “Çekanët”, ka konfirmuar tashmë se do të mbetet në lindje të Londrës edhe në sezonin 2016-17.

Ylli i West Ham Unitedit, Dimitri Payet ka pohuar se "100 për qind do të qëndrojë në klub" pavarësisht interesimit të gjigantëve evropian.


Për shërbimin e mesfushorit 29-vjeçar thuhet se ka shfaqur interesim Real Madridit pas performancës fantastike të francezit në Ligën Premier gjatë sezonit të kaluar dhe me Francën në evropianin e fundit të futbollit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Payet ka kontratë me skuadrën angleze deri në verën e vitit 2021, ndërsa për West Hamin deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe ka pasur 12 asistime në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app