E ardhmja e Gerard Deulofeut, mes Italisë dhe Anglisë.

Nëse për transferimin e mundshëm të futbollistit të Barcelonës te Interi apo Napoli është përfolur prej javësh, së fundmi del në skenë Watfordi në Ligën Premier.

Barcelona ka harxhuar 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë - Neymari e ‘detyroi’, por edhe e ndihmoi të blejë (Foto) Barcelona ka harxhuar 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë - Neymari e ‘detyroi’, por edhe e ndihmoi të blejë (Foto)

Mediat spanjollë njoftojnë se trajneri i ri i klubit anglez, Javi Garcia, i cili një javë më parë zëvendësoi Marco Silvan, po këmbëngul për të marrë nën urdhrat e tij lojtarin blaugran.

Spanjolli shihet si përforcim shumë i rëndësishëm për fazën sulmuese në një skuadër që synon pjesën e sipërme të renditjen në Ligën Premier.

Deulofeu, i cili nuk është në planet e Ernesto Valverde, e njeh shumë mirë futbollin anglez, sepse ka luajtur për dy sezone me Evertonin, ndaj përshtatje e tij do të ishte e menjëhershme.

Tashmë mbetet që vetëm dy klubet të arrijnë marrëveshjen për çmimin e kartonit të lojtarit.

Çmimi i lojtarit është rreth 20 milion euro. /SS/